Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 2(dy) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, të emërtesës “specialist” në Sektorin e Inovacionit dhe Statistikave, në Drejtorinë e Teknologjisë, Inovacionit dhe Statistikave, si dhe vendin e punës “Specialist” në Sektorin Juridik, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme.
- Kandidatët konkurrentë për vendin e punës, “specialist” në Sektorin e Inovacionit dhe Statistikave, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kriteret e përgjithshme:
- Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Master Profesional”, preferohet në fushën e Ekonomiksit, Statistikë Informatike, Informatikës ose Matematikës.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kriteret e veçanta:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1-vit, preferohet ekesperiencë pune në sektorë të ngjashëm.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
- Të ketë aftësi analizuese dhe përgjithësuese.
- Të ketë njohuri të mira në programet kompjuterike të cilat lidhen me fushën e punës, të provuara me dëshmi.
- Të njohë me dëshmi gjuhën angleze.
- Kandidatët konkurrentë për vendin e punës “Specialist” në Sektorin Juridik, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme
- Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
- Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit;
- Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
- Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
- Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare dhe lista e notave (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga institucioni përgjegjës;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi që të vërtetojë njohuritë e përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
- Raport mjekësor për aftësinë në punë.
Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 07.03.2022 – 21.03.2022. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.