Njoftim për 5(pesë) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për 5(pesë) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 5(pesë) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ (kliko këtu për format pdf) , si më poshtë vijon:

  1. Drejtor i Drejtorisë së së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë;
  2. Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Studentët;
  3. Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Studentët;
  4. Specialist në Sektorin e Sigurimit të Cilësisë;
  5. Specialist në Sektorin Juridik.

1. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Drejtor i Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të kenë eksperiencë pune në IAL jo më pak se 5 vite, në fushën e marrëdhënieve me jashtë, shkrim/zbatim projekti. 
  2. Preferohen kandidatët që kanë Grada/Titujt shkencorë; 
  3. Preferohen të kenë eksperiencë në programet Europiane (Erasmus +, Horizon Europe, etj.);
  4. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
  5. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit; 
  6. Të njohë një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi; 
  7. Të kenë aftësi shumë të mira organizacionale, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup. 

 

2. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Studentët”, pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Marrëdhënie me Publikun. Diplomat e nivelit “Bachelor” duhet të jenë në drejtimin Gazetari – Komunikim. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të giykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite, preferohet eksperienca e punës në fushën e marrëdhënieve me publikun, studentët; 
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; 
  3. Të njohë me dëshmi gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën përparësi; 
  4. Të kenë aftësi shumë të mira organizacionale, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

 

3. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Studentët, pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Marrëdhënie me Publikun. Diplomat e nivelit “Bachelor” duhet të jenë në drejtimin Gazetari – Komunikim. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të kenë eksperiencë pune të paktën 1 vit; 
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; 
  3. Te njohë me dëshmi gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën përparësi; 
  4. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në deshm grup.

 

4. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin e Sigurimit të Cilësisë, pranë Drejtorisë së Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një nga gjuhët e huaja të Bashkimit Europian (anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht). Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të ketë të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në fushën përkatëse;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  4. Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dinë të punojnë në grup. 

 

5. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin Juridik, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojnë të paktën një diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit; 
  2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë; 
  3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; 
  4. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi; 
  5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  7. Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
  8. Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
  9. Raport mjekësor për aftësinë në punë.

Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 15.11.2021 – 29.11.2021. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.