Njoftim për studentët e Universitetit të Tiranës! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për studentët e Universitetit të Tiranës!

Njoftim për studentët e Universitetit të Tiranës!

Universiteti i Pecs, në Hungari, organizon kursin veror në datat 3 – 17 Korrik 2022 me temë “Trashëgimia kulturore hungareze”.

Objektivi i këtij kursi veror është të prezantojë trashëgiminë kulturore hungareze me sa më shumë njerëz dhe këndvështrime të ndryshme. Studentët do të mësojnë për historinë e Hungarisë dhe situatën aktuale politike, ekonomike dhe sfidat shoqërore. Ata gjithashtu do të fitojnë njohuri mbi kuzhinën hungareze, si dhe muzikën klasike dhe popullore.

Bursa e ofruar nga Fondacioni Publik Hungarez Tempus për këtë program mbulon tarifën e plotë, ushqimin, akomodimin dhe aktivitete të ndryshme sociale përgjatë kohëzgjatjes së programit.

Programi është i hapur për studentët Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Gjuha e aktivitetit do të jetë gjuha angleze dhe studentët do të marrin 5 ECTS.

Për më shumë informacion, klikoni linkun:

https://tka.hu/docs/palyazatok/call_incoming_summer_courses_2022.pdf

Universiteti i Tiranës ju uron suksese!