“Panairi i Punës 2023” në Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja - UNIVERSITETI I TIRANËS

“Panairi i Punës 2023” në Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

“Panairi i Punës 2023” në Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

 
Për të dytin vit rradhazi në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja zhvillohet “Panairi i Punës 2023” nën sloganin “Kërko sot një të ardhme më të bukur”.
 
Në fjalën përshëndetëse të dekanëve të dy fakulteteve Prof. Dr. Esmeralda Kromidha dekanë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Prof. Dr. Sabri Laçi dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, cilësuan se ky panair është një mundësi shumë e mirë që studentët dhe stafet akademike të kenë mundësinë të njihen me subjektet publike dhe private, me të cilat bashkëpunojnë fakultetet, si dhe për shkëmbim informacioni midis palëve.
 
Panairi synon t’u krijojë institucioneve, kompanive dhe agjencive ku punësohen apo bëjnë praktikën të diplomuarit në FHF e FGJH, gjithë hapësirën e nevojshme për t’u prezantuar studentëve profilin e tyre, nevojat, mundësitë dhe procedurat për punësimin, praktikat, intershipet dhe bashkëpunimet me interes të ndërsjellë.
 
Universiteti i Tiranës inkurajon aktivitete të tilla në të cilat fakultetet në bashkëpunim me agjencitë dhe institucionet private apo publike e afrojnë studentin me tregun e punës.