Titulli: «Raising Awareness of Illicit Financial Flows through Education»- RAIFFE;
Referencë: 101085523 — RAIFFE — ERASMUS-JMO-2022-HEI-TCH-RSCH;
Kohëzgjatja: 36 muaj;
Qëllimi i projektit RAIFFE është të shërbejë si një mjet për informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin për fluksin financiar të paligjshëm të krimit të një game të gjerë individësh, duke përfshirë studentë universitarë, personel akademik dhe aktorë të tjerë; për të informuar dhe edukuar njerëzit në lidhje me IFF-në (Illicit financial flows) dhe për të ofruar trajnime profesionale për këtë çështje, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në mënyrë që programi të jetë sa më i përshtatshëm dhe në përputhje me BE-në, do të bëhet një analizë dhe përputhshmëri e standardeve të BE-së me ato të Shqipërisë në veçanti për çështjen e fluksit të paligjshëm financiar. Objektivi i përgjithshëm i projektit RAIFFE është realizimi i moduleve të veçanta, të cilat do të trajtojnë tema të flukseve financiare të paligjshme dhe do të trajtojnë përputhshmërinë e tyre ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Këto module synohen të përfshihen si tema të veçanta në disa lëndë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, duke prezantuar kështu përputhshmërinë e standardeve të paligjshme financiare me BE-në.
Programi: Erasmus+, Jean Monnet Actions