Titulli: «Safe Albanian Digital Society in the context of EU integration»,- SafeDigitAL-EU
Referencë: 101127672 — SafeDigitAL-EU — ERASMUS-JMO-2023-HEI-TCH-RSCH
Kohëzgjatja: 36 muaj;
Moduli fokusohet në nxitjen e sigurisë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale dhe promovimin e përdorimit të teknologjive dixhitale në një mënyrë të përgjegjshme dhe etike. Ai synon të rrisë kompetencat e shoqërisë, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet dhe përfitimet e botës dixhitale. SafeDigitAL-EU Jean Monnet Moduli përfaqëson një qasje inovative dhe multidisiplinare për të inkurajuar arsimin dhe kërkimin me cilësi të lartë në fushën e studimeve të Bashkimit Evropian për të siguruar një mjedis dixhital të sigurt në Shqipëri bazuar në politikat dhe kuadrin rregullator të Bashkimit Evropian.
Koordinator: Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Programi: Erasmus+, Jean Monnet Actions