Seminar online datë 08.11.2021 ora 15:00 organizuar nga EU for Innovation & Preneurz.Amsterdam team - UNIVERSITETI I TIRANËS

Seminar online datë 08.11.2021 ora 15:00 organizuar nga EU for Innovation & Preneurz.Amsterdam team

Të dashur edukues, pedagogë, profesorë apo studiues, 

 Nëse jeni të interesuar për Edukimin e Sipërmarrjes dhe Mësimin Sipërmarrës; kemi lajme për ju! 

Të hënën, më 8 nëntor 2021, në orën 15.00, EU for Innovation  në partneritet me Preneurz.Amsterdam organizon seminarin me temë “Kanvasi i Arsimit për Sipërmarrjen: Dizenjimi i Arsimit që Aktivizon Mendësinë Sipërmarrëse të Studentëve”. 

 Ky workshop po organizohet në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, por konceptualisht doli si një kërkesë për të ruajtur rrjetin e pjesëmarrësve Masterclass [“Universiteti Sipërmarrës” & “Teaching Entrepreneurship”] mbështetur nga BE-ja për Inovacion gjatë dy viteve të fundit. 

 Nëse jeni të interesuar, ju lutem regjistrohuni:  

EECanvas 

 Linku: https://us06web.zoom.us/meeting/register/tZ0odeqpqz0jGtXsz_P81HT1bajureRbOAGV 

 

Afati i regjistrimit është data 5 nëntor 2021 

Në fund të seminarit, ju do të: 

• Keni ide konkrete në lidhje me hartimin e një aktiviteti të ri sipërmarrës ose të një programi ekzistues. 

• Merrni me vete shërbimin Canvas për Edukimin e Sipërmarrjes në institutet përkatëse të arsimit të lartë me njohuri të mjaftueshme për ta ndarë atë brenda ekipit tuaj. 

 

Certifikatat e pjesëmarrjes do t’u dorëzohen të pranishmëve. 

Ekipi i BE për Inovacionin & Preneurz.Amsterdam