Studentët e UT, një diplomim madhështor në “Air Albania” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Studentët e UT, një diplomim madhështor në “Air Albania”

Studentët e UT, një diplomim madhështor në “Air Albania”

 
Të dashur studentë, të diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin akademik 2021-2022!
Për të festuar përfundimin e studimeve, në të dyja ciklet, Bachelor dhe Master, për herë të parë Universiteti i Tiranës, organizon një ceremoni të përbashkët diplomimi me të gjithë studentët e njësive bazë përbërëse të UT.
Ceremonia do të zhvillohet në datën 6 Qershor 2023, ora 19.00, në stadiumin “Air Albania”.
Për procedurat e akomodimit dhe organizimit, duhet të bashkëpunoni me fakultetin ku keni përfunduar studimet.

Për lehtësi organizimi, jeni të lutur që të konfirmoni pranë fakulteteve pjesëmarrjen në ceremoni deri në datën 19 Maj 2023.