Suport për studentët mbi përdorimin e aplikacioneve digjitale
Universiteti i Tiranës ofron mbështetje të dedikuar për studentët në përdorimin e aplikacioneve dhe platformave elektronike të vendosura në dispozicion nga institucioni, me qëllim lehtësimin e proceseve akademike, administrative dhe komunikimit digjital.
📧 Përdorimi i postës elektronike institucionale
Çdo student i Universitetit të Tiranës pajiset me adresë zyrtare @unitir.edu.al për komunikime akademike dhe administrative.
Për Udhëzuim dhe rregullore në përdorimin e postës elektronike, klikoni më poshtë:
Studentët kanë akses në paketën Microsoft 365 Edu, e cila përfshin aplikacione si Outlook, Teams,
Word, Excel, PowerPoint dhe OneDrive në formatin web aplikacion. Microsoft 365 Education, e cila përfshin një sërë shërbimesh cloud dhe aplikacionesh për komunikim, bashkëpunim dhe produktivitet akademik në formatin webaplikacion. Në kuadër të licencës Office 365 A1, mund të përdorin:
Outlook Web për komunikimin institucional;
Microsoft Teams për bashkëpunim dhe mësim online;
Word, Excel dhe PowerPoint Online (versionet web);
OneDrive për ruajtjen dhe shpërndarjen e dokumenteve;
SharePoint dhe shërbime të tjera cloud të Microsoft 365 Education.
Aksesi në postën elektronike kërkon aktvizimin e MFA (Multi factor authenticator)Për udhëzime mbi hyrjen me MFA (autentikim me shumë faktorë), klikoni më poshtë:
Udhëzues për Aktivizimin e MFA
Platforma Microsoft Teams
Studentët kanë akses në paketën Microsoft 365 Edu, e cila përfshin aplikacione si Outlook, Teams,
Word, Excel, PowerPoint dhe OneDrive versionet web. Për udhëzime mbi hyrjen në Microsoft Teams klikoni më poshtë:
Sistemi e-student i mundëson studentëve, personelit akademik, ndihmës akademik dhe atij financiar për ndjekjen e proceseve akademike. Ky sistem i mundëson studentëve E-Student për ndjekjen e notave, regjistrimeve dhe procesve mësimore.
Studentët udhëzohen të ruajnë kredencialet e tyre dhe të mos përdorin adresa jo-institucionale për qasje.
🔐 Informacion sensibilizues mbi Ransomware dhe Phishing Mail
Në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, Universiteti i Tiranës informon të gjithë personelin akademik, administrativ dhe studentët për rëndësinë e respektimit të praktikave të sigurta gjatë përdorimit të postës elektronike dhe pajisjeve kompjuterike institucionale.
Përdorimi i MFA dhe adresës zyrtare është i detyrueshëm për çdo komunikim zyrtar.