Takim i hapur me studentët e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim i hapur me studentët e Universitetit të Tiranës

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë zhvilluan një takim të hapur me studentët e UT me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së tij, Z. Jacek Czaputowicz, Ministër i Jashtëm i Republikës së Polonisë, Shkëlqesisë së tij, Z. Edgars Rink?vi?s, Ministrër i Jashtëm i Republikës së Letonisë, Shkëlqesisë së tij, Z. Linas Antanas Linkevi?ius, Ministër  i Jashtëm i Republikës së Lituanisë dhe Z. Märt Volmer, Zv. Ministër i Jashtëm i Republikës së Estonisë.

Ky takim u hap nga Zv. Rektorja e Universitetit të Tiranës, Dr. Gentiana Kera, e cila në emër të UT falenderoi personalitetet e ftuara për gadishmërinë për të zhvilluar një bashkëbisedim me studentët mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian  dhe perspektivën e brezit të ri në përfshirjen në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit.

Ministrat e Jashtëm të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë e vunë theksin tek mbështjetja e vendeve të tyre për integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Studentët pjesëmarrës ngritën pyetje në lidhje me procesin e integrimit, emigracionin, çështje të bashkëpunimit rajonal, rolin e mediave sociale dhe çështje të tjera të aktualitetit politik dhe social.