Të jetosh në medikamente: Studimi i ndikimit të mundshëm të komponimeve farmaceutike në mjediset ujore detare dhe biotën e tyre në Shqipëri - UNIVERSITETI I TIRANËS

Të jetosh në medikamente: Studimi i ndikimit të mundshëm të komponimeve farmaceutike në mjediset ujore detare dhe biotën e tyre në Shqipëri

Titulli: «Të jetosh në medikamente: Studimi i ndikimit të mundshëm të komponimeve farmaceutike në mjediset ujore detare dhe biotën e tyre në Shqipëri»;

Referencë: Nr. 908/1 Prot., datë 31.07.2023;

Kohëzgjatja: 24 muaj;

Qëllimi i projektit është të ofrojë një përqasje të integruar kimike dhe biologjike për të studiuar dhe kuptuar ndikimet e mundshme të ndotjes farmaceutike në ekosistemet ujë-ëmbël dhe detare në Shqipëri, me qëllim krijimin e një pakete të tjeshtë biomarkerësh për vlerësimin e shpejtë, të besueshëm dhe me kosto të ulët, të toksicitetit të lëndëve farmaceutike në organizmat model.

Objektivat kryesorë janë:

  • Studimi i ndërveprimeve të lëndëve farmaceutike të pranishme në mjedis me organizmat e gjallë, në skenarë të ndryshëm të ngrohjes globale (ndryshimi i temperaturës);
  • Zhvillimi i një “baterie” të vlefshme biomarkerësh biokimikë, fiziologjikë, morfologjikë dhe gjenetikë për vlerësimin e efekteve të mundshme negative të disa medikamenteve të përzgjedhur, në biotën detare dhe atë ujë-ëmbël, në rregjime të ndryshme temperaturash;
  • Hulumtimi i mekanizmave toksikë të lëndëve farmaceutike të gjetura në mjedis, tek organizmat model si peshqit, molusqet, duke u fokusuar në efektet sub-letale dhe kronike;
  • Zhvillimi dhe testimi i teknikave in vitro për të vlerësuar citotoksicitetin dhe ndryshimet fiziologjike përmes teknikave in vitro/in situ dhe modeluar këto ndryshime duke përdorur bioinformatikën dhe machine learning (in silico);
  • Shpërndarja e gjetjeve të studimit te kërkuesit e rinj përmes organizimit të workshop-ve dhe trajnimeve të shkurtra ku transferohen dijet praktike, dhe publikimit të gjetjeve më të rëndësishme në një raport shkencor dhe/ose artikull shkencor të publikuar në revistë të indeksuar.

Koordinator: Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Programi: Bilateral Kërkimor, Tekniko-Shkencore, mes Shqipërisë dhe Italisë 2023-2024, AKKSHI