Thirrje e Komisionit Europian për ekspertë të jashtëm.
Universiteti i Tiranës ju informon se Komisioni Euopian ka hapur thirrjen për aplikim për ekspertë të jashtëm.
Institucionet e Bashkimit Evropian caktojnë ekspertë të jashtëm për të ndihmuar në vlerësimin e aplikimeve për grante, projekte dhe procedura tenderimesh dhe për të siguruar mendime dhe këshilla në raste specifike.
Në veçanti ekspertët ndihmojnë në vlerësimin e propozimeve dhe aplikimeve.
Ekspertët japin mendime dhe këshillojnë për përgatitjen, zbatimin dhe vlerësimin e programeve të BE-së si dhe hartimin e politikave.
Për më shumë informacion referohuni linkut:
Universiteti i Tiranës fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë!