Thirrje për bursa të ofruara nga Shteti i Bavarisë për kurse të gjuhës gjermane në vitin 2021. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për bursa të ofruara nga Shteti i Bavarisë për kurse të gjuhës gjermane në vitin 2021.

Njoftimi bursa të ofruara nga Shteti i Bavarisë 25.01.2021

Universiteti i Tiranës ju informon se është hapur thirrja për mundësitë e bursave të ofruara nga Shteti i Bavarisë për kurse të gjuhës gjermane në vitin 2021.

 

Bursat përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe vaktet. Në rast kursi online tarifa e kursit do të mbulohet.

Studentët dhe akademikët e rinj të të gjitha disiplinave me aftësi të gjuhës gjermane të paktën të nivelit B1 nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina mund të aplikojnë për bursat e kurseve verore BAYHOST.

Në momentin e aplikimit studentët duhet të kenë përfunduar të paktën dy semestra të plotë në një institucion të arsimit të lartë dhe të kenë një listë notash.

Informacione të mëtejshme në lidhje me kurset verore dhe procesin e aplikimit janë në dispozicion në faqen e tyre të internetit dhe në profilin e tyre në facebook BAYHOST.

 

https://www.uni-regensburg.de/bayhost/english-1/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html

 

Ju lutemi vini re: Për shkak të pandemisë, është ende e paqartë se cilat kurse verore mund të zhvillohen në universitetet bavareze në 2021. Ju lutemi aplikoni gjithsesi për një bursë në BAYHOST në kohë; ndarja e bursave zhvillohet nga Prilli deri në Qershor sipas kurseve të disponueshme verore (online / fizikisht). Nëse ka ndonjë vështirësi në mbledhjen / dërgimin e aplikacionit për bursë në BAYHOST (shkaktuar nga pandemia), ju lutemi  kontaktoni në adresën: doeppe@bayhost.de .

 

Aplikantët duhet të dërgojnë të gjitha dokumentat përmes postës në BAYHOST më datë 23 Mars 2021.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese!