Tiranë - Zadar, universitetet vendosin urën e parë të bashkëpunimit - UNIVERSITETI I TIRANËS

Tiranë – Zadar, universitetet vendosin urën e parë të bashkëpunimit

Tiranë – Zadar, universitetet vendosin urën e parë të bashkëpunimit

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Zadarit në Kroaci, do të bashkëpunojnë mes tyre në një sërë fushash, në shërbim të arsimimit cilësor të studentëve, kërkimit shkencor dhe kualifikimit të stafeve akademike. Kjo u garantua nga një marrëveshje që nënshkruan Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Rektori ie Universitetit të Zadarit, Kroaci, Prof. Dr. Sc. Dijana Vican.

Fushat në të cilat do të bashkëpunojnë dy universitetet janë:

1.Shkëmbim studentësh dhe përsoneli akademik;

2.Propozime për projekte të përbashkëta shkencore dhe kërkimore;

3.Shkëmbim publikimesh dhe informacioni shkencor;

4.Organizim të përbashkët për konferencat shkencore

5.Shkëmbim personlei (administrativ, librarive, shërbimeve…)

6.Krijim i programeve të përbashkëta/të dyfishta të studimit.

Prof. Dr. Artan Hoxha gjatë këtij takimi shprehet se Kroacia është një vend mik i Shqipërisë, për këtë arsye ka një dëshirë nga të dyja palët për thellimin e bashkëpunimit, ku të dy niversitetet kanë përgjegjësi për të krijuar kushte më të mira për brezin e ri, në mënyrë që ata t’i përgjigjen sfidave të kohës.

Ndërkohë Rektoria Prof. Dr. Sc. Dijana Vican theksoi se si pjesë e aleancës EU-CONEXUS të universiteteve evropiane, ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerë nga vendet e BE-së, por nuk jemi të kufizuar vetëm në të, duam t’ju ndihmojmë edhe ju për t’iu bashkuar aleancës së BE sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu ajo dhe përfaqësuesit e Universitetit të Zadarit njohën të ftuarit me historinë e arsimit të lartë në Zadar. Ajo u shpreh se një rol të rëndësishëm luajti rektori i parë i këtij institucioni në 1369, Gjon Durrsaku me origjinë nga qyteti i Durrësit. Ky institucion më vonë mori emrin Universiteti i Zarës, tha ajo. Ky institucion sot është një universitet modern, më i madhi i integruar në Kroaci dhe programet e tij ofrojnë kompetencat e nevojshme në shoqërinë moderne, nëvizoi Rektoria Vican.

Të pranishëm në këtë takim ishin zv. Rektori i Universitetit të Zadarit, Prof. Ph.D. Nedjeljke Bali? Niži? dhe Prof. Ph.D. Slaven Zjaliq, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, z. Riza Poda, dhe Konsulli i Nderit i Repulikës së Shqipërisë për Zadarin, z. Anton Dedaj, si dhe dekanët e Fakulteteve nga të dy universitetet.