Universiteti i Tiranës në panairin “Work & Study” Tiranë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës në panairin “Work & Study” Tiranë

Sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve u zhvillua dita e parë e Panairit të Punës dhe Aftësive  “Work&Study” 2023.

 
Gjatë gjithë ditës Universiteti i Tiranës zhvilloi takime konsultuese dhe udhëzuese për programet mësimore me nxënës nga të gjitha gjimnazet e Tiranës.
 

Universiteti i Tiranës mirëpret edhe ditën e nesërme të gjithë maturantët për tu informuar mbi të gjitha programet që ofrohen nga Fakultetet e tij.