Universiteti i Tiranës, nën kujdesin e Rektorit, Prof. Dr. Artan Hoxha, fton personelin akademik të UT së bashku me studentët, të marrin pjesë në seminarin me temë “Tradita apo Zhvillimi: Cila është më e rëndësishme në përcaktimin e sjelljes sociale? Rasti i sjelljes demografike në Shqipëri”, i cili do të zhvillohet më datë 18.03.2022, ora 10:00-12:00, me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Arjan Gjonçaj, lektor në London School of Economics (LSE) në Britaninë e Madhe. Aktiviteti do të organizohet në sallën D1 të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Linkun për regjistrimin si pjesëmarrës:
https://forms.office.com/r/1JGphYLvKw
Në vijim gjeni prezantimin e shkurtuar të seminarit dhe një biografi të shkurtër të Prof. Dr. Arjan Gjonçaj.