Universiteti i Tiranës sot ka 65 vjetorin e themelimit të tij, si Universiteti i parë në Republikën e Shqipërisë.
Institutet e larta të krijuara gjatë viteve 1946 – 1956 ishin baza e krijimit të Universitetit të Tiranës me 3.600 studentë, rreth 300 pedagogë dhe me 15 specialitete të ndryshme.
Ndër vite UT u zgjerua me krijimin e fakulteteve, të cilat kontribuan për zhvillimin e vendit duke e shoqëruar atë në të gjitha arritjet dhe sfidat, që vendi ynë ka kaluar.
Në historinë e tij UT, ka formuar breza të tërë specialistësh, personalitetesh e figura të shquara të mendimit intelektual, akademik e me kontribute thelbësore në shkencë, ekonomi e shoqëri.
Ndërsa, qëndrojmë në këtë moment, gëzimi dhe kujtimesh të viteve të rritjes dhe zhvillimit, jemi të mbushur me krenari dhe një ndjenjë arritjeje të vërtetë!
Universiteti i Tiranës, qëndron në krye të arsimit të lartë në vend, mes programeve arsimore shumëdisiplinore, cilësore, të krijuara për të fuqizuar këtë komb, kërkimin shkencor dhe inovacionin.
Universitetit të Tiranës sot shpreh falenderime të përzemërta për studentët dhe prindërit, për të gjithë stafin e përkushtuar që kanë qëndruar fort me ne në krijimin e kësaj vatre kombëtare të kërkimit, mësimdhënies dhe të nxënit, për dashamirësit e mbështëtësit e shumtë!
Gëzuar 65 vjetorin UT! Së bashku do të jemi gjithmonë në pararojën e zhvillimit, ndryshimit dhe inovacionit duke i hapur rrugën brezit të ri për të qenë gjithmonë kreativ, mendje hapur, dhe i gatshëm për t’u përgjigjur çdo sfide të së ardhmes!