Urime të përzemërta për Ditën e Mësuesit! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Urime të përzemërta për Ditën e Mësuesit!

Të nderuar kolegë,

 
Në këtë ditë të bukur pranvere, ju lutem të pranoni urimet e mia më të përzemërta për Ditën e Mësuesit.
 
Në këtë ditë feste, le t’i bëjmë nderimet tona me respekt të gjithë mësuesve tanë që na kanë edukuar e përgatitur për të punuar me përkushtim e profesionalizëm për formimin e brezave të rinj.
 
Mësimdhënia është pasioni dhe zgjedhja, që të gjithë ne kemi bërë, le të krenohemi me profesionin tonë dhe të kujtojmë përgjegjësitë që lidhen me misionin tonë fisnik për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë.
 
Me këtë rast, të kujtojmë gjithashtu virtytet e të qenit një mësues i mirë, t’i përkushtohemi kauzës së edukimit të studentëve tanë në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndihmojmë në formësimin e tyre për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të së nesërmes.
Urimet më të mira,  
 
Rektor

Prof. Dr. Artan Hoxha