Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Univesitetit të Tiranës me ftesë të bashkisë së qytetit zhilloi një vizitë në qytetin e Pizës, Itali. Kjo vizitë ishte në kuadër të organzimit të ditëve të kulturës shqiptare që do të mbahet në datat 28-30 prill në Piza.
Gjatë vizitës së tij, Profesor Artan Hoxha zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesit e Universitetit të Pizës për mundësinë e bashkëpunimit me këtë universitet si dhe zgjerimin e urave e bashkëpunimet të Universiteti të Tiranës me universitetet italiane.
Në ditët në vijim do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi midis dy universiteteve.