Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Genovas në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, për periudhën 17 – 21 prill.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Fushat e shkëmbimit:
- Shkenca politike;
Kohëzgjatja e bursave:
– Shkëmbimi i stafit akademik (5 + 2 ditë);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin (160 EUR në ditë për stafin)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane, sipas formatit Europass);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane (niveli B2);
– Plan pune në gjuhën angleze / italiane;
– Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / italiane;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/02/mobility-agreement-training_en.docx
Afati për aplikim: 27 Shkurt 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!