Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

https://eurep.auth.gr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

–  Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë për trajnim;

Kohëzgjatja:

 

– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

Bursat përfshijnë: 

 

-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni: 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (stafi akademik), (në gjuhën angleze); 

– Kopje e Pasaportës; 

– Letër motivimi (në gjuhën angleze); 

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe); 

– Certifikata e gjuhës së huaj; 

– Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitete dhe periudhat e mobiliteteve);

-Letër suporti nga Universiteti pritës, referohuni linkut:

https://eurep.auth.gr/en/coordinators/international

 

– Plani i mobilitetit*; 

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: 

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Mobility-agreement-for-teaching-2022-KA171-1.docx 

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën: 

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Mobility-agreement-for-training-2022-KA171.docx 

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 03 Shkurt 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!