Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

https://eurep.auth.gr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
  • Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë për trajnim;

Kohëzgjatja:

  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Mobiliteti duhet të kryhet brenda periudhës 01.11.2026 – 29.01.2027.

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve (stafi akademik), (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj;
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitete dhe periudhat e mobiliteteve);
  • Letër suporti nga Universiteti pritës, referohuni linkut:

https://eurep.auth.gr/en/coordinators/international

  • Plani i mobilitetit*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Mobility-agreement-for-teaching-2022-KA171-1.docx

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Mobility-agreement-for-training-2022-KA171.docx

*Plani i Mobilitetit është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 22 Korrik 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes