Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Ndërkombëtar Danubius në Galati, Rumani për mësimdhënie/trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë
të Universitetit të Tiranës në Universitetin Ndërkombëtar Danubius në Galati, Rumani për mësimdhënie/trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mwsimdhwnie / trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fusha e shkëmbimit pwr stafin akademik:
- Drejtësi;
- Ekonomi;
- Shkencat Sociale;
- Studime Europiane;
- Shkencat e Komunikimit.
Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën 11-15 Maj 2026.
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e kërkuara:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie/trajnim *;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Afati për aplikim: 24 Prill 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al. +.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!
