Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+KA171 në Universitetit Nicolaus Copernikus në Torun, Poloni, për mësimdhënie dhe trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetit Nicolaus Copernikus në Torun, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 për stafin akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së për mësimdhënie dhe trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim;
Fusha e mësimdhënies:
– Kimi;
Kohëzgjatja e bursave:
- Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie/trajnim (5+2 ditë).
Mobiliteti duhet kryer brenda muajit Korrik 2026.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin ditor (160 EUR në ditë për stafin)
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);
- Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet);
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie dhe trajnim *;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Afati për aplikim: 24 Prill 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
