Hapet thirrja për aplikime për bursa në IMT Mines Alès, në Francë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 - 2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në IMT Mines Alès, në Francë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në IMT Mines Alès, në Francë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie/trajnim në IMT Mines Alès, në Francë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.

 

https://www.imt-mines-ales.fr/

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Fushat e shkëmbimit:

 

–     Matematikë e aplikuar;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 + 2 ditë;

 

Mobiliteti duhet të kryhet brenda muajit Qershor 2026.

 

Bursat përfshijnë:   

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë); 

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës) 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm 

 

 

Dokumentat e kërkuara: 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);

  • Plani i mobilitetit për mësimdhënie/trajnim *;

 

*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

 

 

Afati për aplikim: 14 Maj 2026, ora 10:00. 

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.  +.

 

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim! 

 

Uni Education by Shark Themes