Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
- Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja:
- 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Mobiliteti duhet të kryhet brenda periudhës 01.11.2026 – 29.01.2027.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve (stafi akademik), (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitete dhe periudhat e mobiliteteve);
- Letër suporti nga Universiteti pritës, referohuni linkut:
https://eurep.auth.gr/en/coordinators/international
- Plani i mobilitetit*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Mobility-agreement-for-teaching-2022-KA171-1.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Mobility-agreement-for-training-2022-KA171.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 22 Korrik 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
