Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semetrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semetrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semetrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.unito.it/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie  / trajnim;

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit, periudha 28 qershor – 4 korrik 2026.

http://www.lingue.unito.it/do/home.pl

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin:

 

– CV+ Lista e publikimeve (për personelin akademik);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi;

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jeni shpallur më parë një mobilitet Erasmus+ (duke cituar mobilitetet e mëparshme dhe periudhat për secilin mobilitet);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 22 Maj 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes