Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 15 – 19 Maj 2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 15 – 19 Maj 2023.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 15 – 19 Maj 2023.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 15 – 19 Maj 2023, në të cilën do të organizohen leksione, seminare dhe aktivitete sociale.

https://pb.edu.pl/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë;

Fushat e shkëmbimit:

– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;

– Matematikë (Matematikë e aplikuar);

– Inxhinieri mjedisore;

– Administrim Biznesi;

– Kimi dhe shkencat e saj;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);

 

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

*Pjesëmarrja në aktivitetin Staff Week ka një tarifë prej 100 Euro.

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Application form, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/03/Application-Form-STA-STT.doc

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/03/STAFF-MOBILITY-FOR-TEACHING-KA107-BUT-15-19.05.2023-Building-and-Civil-Eng-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

Afati për aplikim: 20 Mars 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!