Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

https://www.um.si/Strani/default.aspx

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:z

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me fushat e studimit ju lutem referohuni linkut:

https://www.um.si/en/international/erasmus/Pages/Faculties-information.aspx

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: https://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure-2020-21.aspx (attachment 4);

-Application form, sipas linkut: https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: https://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure-2020-21.aspx (attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun: https://www.um.si/en/international/credit-mobility/Documents/Attachment%203_Declaration%20of%20country%20of%20residence,%20country%20of%20birth%20and%20citizenship.pdf

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitete tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun: https://www.um.si/en/international/credit-mobility/Documents/Attachment%202_Declaration%20of%20student%20mobility.pdf

-*Learning Agreement (minimumi 20 ECTS);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure-2020-21.aspx (attachment 7)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

Afati për aplikim: 22 Nëntor 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!