Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, në Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.
https://international.karatekin.edu.tr/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (04.10.2021 – 21.01.2022);
– Master (04.10.2021 – 21.01.2022);
Studentët duhet të kryejnë regjistimin online në linkun:
http://onkayit.karatekin.edu.tr/erasmus_student
* Studentët e vitit të tretë Bachelor dhe studentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë.
Fushat e studimit:
-Kimi (për studentët e nivelit Master);
-Biologji (për studentët e nivelit Master);
-Matematikë (për studentët e nivelit Bachelor dhe Master);
-Shkenca Polotike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (për studentët e nivelit Master);
-Administrim biznesi (për studentët e nivelit Master).
Për më shumë informacion referohuni linkut:
https://bbs.karatekin.edu.tr/AkademikBirimler.aspx?birim=15
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (275 EUR)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);
-Kopje e Pasaportës;
– Foto;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);
-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/ERASMUS-APPLICATION-FOR-STUDENT.doc
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Turqisht);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/STUDENTS-Learning-agreement_Before-Mobility.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
-CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës në të cilën do të kryhet shkëmbimi);
– Kopje e Pasaportës;
-Foto;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/ERASMUS-APPLICATION-FOR-STUDENT.doc
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Turqisht);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit, duhet të veprojë po njësoj me firmosjen në pjesën “During mobility”.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/STUDENTS-Learning-agreement_Before-Mobility.docx
Afati për aplikim: 31 Maj 2021.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!