Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Genovas, Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Genovas, Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Genovas, Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Genovas në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, për periudhën 17 – 21 prill.

 

https://unige.it/en

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

–          Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

 

Fushat e shkëmbimit:

 

  • Shkenca politike;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–       Shkëmbimi i stafit akademik (5 + 2 ditë);

 

Bursat përfshijnë:

 

–          Kompensimin (160 EUR në ditë për stafin)

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë: 

– CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane, sipas formatit Europass);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane (niveli B2);

– Plan pune në gjuhën angleze / italiane;

– Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / italiane;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit, sipas linkut:

   https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/02/mobility-agreement-training_en.docx

 

Afati për aplikim: 27 Shkurt 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!