Projekti TESI drejt finalizimit të Joint Master on Social Innovation (JM).
Gjatë vizitës studimore në Athinë u punua për organizimin e masterit, tematikat që do të trajtohen, metodologjinë, rastet studimore, workshopet dhe praktikatprofesionale në një prej institucioneve partnere.
Disa nga lajmet e rëndësishme për çfarë do të zhvillohet në javët në vijim:
🌎 Webinar : Do të organizohen një seri webinarësh online mbi inovacionin social në praktikë. Diskutimi do tëmbulojë një gamë të gjërë tematikash, që do të dëshmojnënga njëra anë kompleksitetin e inovacionit social dhe nga ana tjetër fleksibilitetin që ka brenda problemeve sociale. Bëhuni gati për një listë të detajuar, si dhe informacionin si mund të merrni pjesë!
☀𝗦𝘂𝗺𝗺𝗲𝗿 𝗦𝗰𝗵𝗼𝗼𝗹 në 𝗕𝗲ograd – fund i gushtit/ fillimi i shtatorit
Ky aktivitet do të ketë pjesëmarrjen e aktorëve tëpërfshirë në inovacion social, profesionistëve, si dhe pjesëmarrje nga partnerët akademikë të përfshirë nëkrijimin e masterit, të cilët do të bashkëpunojnë mbi sfidat e inovacionit social, rastet studimore, praktikat dhe politikat.
Thirrja për të aplikuar për summer school do tëpublikohet shumë shpejt, në:
TESI: https://tesi.adrioninterreg.eu/
apo në rrjetet sociale të Fakultetit të Shkencave Socialedhe Universitetit të Tiranës.
Alma Mater Studiorum – Università di Bologna | Hellenic Open University | University of Zagreb/Sveuciliste u Zagrebu | ZRS Koper – Institute for Social Studies | Università Iuav di Venezia | Università di Tirana | AICCON | UniAdrion Association of the Universities of the Adriatic-Ionian region | Interreg ADRION Programme