Seksioni Shërbimet që ofrohen nga UT
Shërbimi që ofrohet nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun është procedura e konfirmimit të dokumentacionit shkollor, procedure, e cila realizohet me kërkesë (me email) nga aplikanti.
Procedura e konfirmimit të dokumentacionit shkollor konsiston në:
Në lidhje me procedurën e konfirmimit të dokumentacionit shkollor ofrohen edhe shërbime të till-a, si pajisja me: vërtetime, listë notash si dhe programe mësimore.
Për të marrë shërbimin subjekti i interesuar i drejtohet me kërkesë (aplikimi me e-mail) Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun për procedurën e konfirmit që dëshiron të ndjekë.
Më poshtë gjeni informacionet në lidhje me shërbimet e ofruara:
| Shërbimi i ofruar nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun | Kërkesa
 (çfarë përmban)  | 
Tarifa | Afati i realizimit | 
|  
 Procedura private  | 
Përmban: 
 
 gjeneralitetet e studentit; dokumentat që kërkon të konfirmojë; dokumentat që kërkon të pajiset; nr. kontakti dhe e-mail-i  | 
500 lekë | 10 ditë pune | 
| Procedura zyrtare | Përmban: 
 
 gjeneralitetet e studentit; dokumentat shkollore;vendin, arsyen e aplikimit, legalizimin në MEPJ[1]; nr. kontakti dhe adresën zyrtare të institucionit  | 
30 euro | 10 ditë pune | 
| Pajisja me listë notash | Plotësohet në paragrafin e dytë të 
 kërkesës  | 
500 lekë |  Varet nga fakulteti
 përkatës  | 
| Pajisja me vërtetim 
 studenti  | 
Plotësohet në paragrafin e dytë të
 kërkesës  | 
200 lekë |  Varet nga fakulteti
 përkatës  | 
| Pajisja me program mësimor | Plotësohet në paragrafin e dytë të
 kërkesës  | 
2000 lekë-për programin mësimor në  gjuhën shqipe;
 3000 lekë për program mësimor në gjuhën angleze  | 
Varet nga fakulteti përkatës | 
[1] Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

| Informacion me kërkesë | Informacion pa kërkesë | 
| E drejta e qytetarëve për të  marrë informacion mbi procedurën e 
 konfirmimit të dokumentacionit shkollor  | 
Detyrimi i institucionit për të publikuar informacionin e plotë në lidhje me veprimtarinë e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun | 
| Realizimi me email i procedurës së aplikimit | Publikimi në faqen zyrtare i emaili-t të  Sektorit të 
 marrëdhenieve me publikun: 
 franceska.celmeta@unitir.edu.al 
 Numri i kontaktit : 04 2234663; Adresa: Godina “Liria”, Qyteti “Studenti”, Tiranë  | 
| Gjenerimi në faqen zyrtare të UT të
 Faturave për pajisje dhe konfirmim te dok shkollor përkatëse për secilën procedurë  | 
Afati kohor për realizimin e konfirmimit të dokumentacionit shkollor është 10 ditë pune, në raste të veçanta zgjat edhe më shumë. | 
