Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të programit Erasmus+ është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

https://www.uniwa.gr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor / Master (4 muaj);

Fushat e studimit:

 

 

Për më shumë informacion referohuni linkut:

http://erasmusglobal.puas.gr/en/courses-offered-for-erasmus-programme/

https://www.uniwa.gr/en/studies/schools-and-departments/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze / greke);

– Application form, sipas linkut:

– Dokumenti Learning Agreement*;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1-30.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/greke);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze / greke);

-Application form, sipas linkut:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/APPLICATION-FORM-SMS_UNIWA.doc

 

– Dokumenti Learning Agreement*;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1-30.docx

Afati për aplikim: 14 Nëntor 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!