THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

 
Bazuar në nenin 135, pika 2 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Rektori i Universitetit të Tiranës shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga personeli akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Drejtësisë për 1 (një) anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 
1) Njoftohet personeli akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Drejtësisë që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në datat 4-18 Maj 2026, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë.

 
2) Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 
a) të jenë shtetas shqiptarë;

 
b) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist;

 
c) në kohën e kandidimit, të kenë përvojë jo më pak se 5 vjet si personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë.

 
ç) të jenë personel akademik të kategorisë “profesor” ose “lektor”;

 

ç/1 të mos kenë masë disiplinore në fuqi, të mos jenë shkarkuar më parë nga detyra si rezultat i një mase disiplinore, në rastin e ish-magjistratëve të kenë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ose të mos kenë dhënë dorëheqjen pa iu nënshtruar këtij procesi, ndërkohë që kanë qenë subjekt rivlerësimi në përputhje me ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të mos jenë skualifikuar më parë nga pozicione të ndryshme për shkak të verifikimit të pasurisë dhe figurës, sipas kërkesave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi;

 
d) në kohën e kandidimit të mos jetë rektor

 
dh) të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

 
e) të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

 
ë) të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;

 
f) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

 
g) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;

 
gj) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.

 
3) Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:

 
a) jetëshkrimin e përditësuar;

 
b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

 
c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

 
ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

 
d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimit sekret.

 
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin 134 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

 
4) Fakulteti i Drejtësisë përzgjedh jo më shumë se 3 (tre) kandidatë nga radhët e personelit akademik me kohë të plotë, me kushtin që të mos jenë propozuar nga rradhët e avokatëve ose nga rradhët e organizatave të shoqërisë civile

 
5)  Secili prej personelit akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Drejtësisë që plotëson kushtet e përmendura në ligj, dhe që siguron mbështetjen e së paku 3 pedagogëve me të drejtë vote, ka të drejtë të kandidojë.

 
6) Formulari tip i miratuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës për dhënien e mbështetjes kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Formulari tip nënshkruhet nga personeli akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Drejtësisë me të drejtë vote që vendos të mbështesë kandidatin. Personeli me kohë të plotë i Fakuletit të Drejtësisë me të drejtë vote mund të mbështesë vetëm një kandidat.

 
7) I gjithë personeli akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Drejtësisë, përfshirë edhe personelin akademik të kategorisë “asistent-lektor”, ka të drejtë të mbështesë kandidatë dhe të votojnë për përzgjedhjen e kandidatëve nga institucionet përkatëse.

 
Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës dhe në faqen zyrtare të Fakulteteit të Drejtësisë, si dhe i dërgohet secilit prej personelit akademik me kohë të plotë të Fakultetit të Drejtësisë në adresën elektronike.

 
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese, brenda datës 18 Maj 2026, duhet të dërgohen në adresën dhe në adresën postare me letër të porositur: Fakulteti i Drejtësisë, rruga Milto Tutulani Tiranë, ose në adresën elektronike: elona.bregasi@fdut.edu.al .

 
Për të shkarkuar formularin tip për dhënien e mbështetjes së kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të miratuar nga Rektori i UT-së klikoni në linkun përkatës në faqen e internetit.

  • Formulari për garantimin e integritetit (Klikoni këtu)
  • Formular vetëdeklarimi për skualifikim – ILDKPKI, anëtar i KLP-së (Klikoni këtu)
  • Formular vetëdeklarimi për ish-magjistratët, anëtar i KLP-së (Klikoni këtu)
  • Formular tip për dhënien e mbështetjes së kandidatëve për anëtar të KLP-së (Klikoni këtu)
  • Formular aplikimi për informim për zyrtarët para emërimit, ngritjes në detyrë dhe zgjedhjes në poste të larta në procesin e zgjedhjes (Klikoni këtu)

Vendim Nr. 2, datë 22.04.2026 – Shpallje e një vendi vakant për anëtar të KLP nga UT dhe Magjistratura(Klikoni këtu)

Uni Education by Shark Themes