Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për stafin akademik për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik të UT-së për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

https://www.uniroma1.it/it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

 

Katalogu:

https://corsidilaurea.uniroma1.it/en

http://corsidilaurea.uniroma1.it/

http://www.uniroma1.it/facolta/default.php

http://en.uniroma1.it/

  

Kohëzgjatja e bursave:

–       Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin (140 EUR në ditë për stafin);

–  Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një bursë shkëmbimi Erasmus+;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1-1-1.docx

 

Afati për aplikim: 12 Nëntor 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *