35 vjetori i programit Erasmus+ - UNIVERSITETI I TIRANËS

35 vjetori i programit Erasmus+

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) i cili përmes projekteve u ofron studentëve dhe stafit akademik mundësi për studim, trajnim dhe marrjes së përvojave të punës jashtë vendit.

Universiteti i Tiranës ka qenë pjesë e programit Erasmus Mundus Action II prej vitit 2009, nëpërmjet dy projekteve të medha JoinEU-SEE dhe Basieus. Erasmus Mundus Action II ka qenë programi paraardhës i programit Erasmus +. Në Projektin JoinEu-SEE, UT ka qenë partner në 5 edicione, nga JoinEU-SEE I – JoinEU-SEE Penta, ku në këtë të fundit ka pasur edhe rolin e bashkë-koordinatorit, së bashku me Universitetin e Graz-it (i cili ka qenë në rolin e koordinatorit). Në projektin Basileus, UT ka qenë partner në edicionin e katërt dhe të pestë (Basileus IV dhe Basileus V). Përmes këtyre projekteve është bërë i mundur mobiliteti i studentëve për disa lloje mobiliteti si: bachelor exchange, master exchange, master degree, phd exchange dhe phd degree. Personeli akademik ka pasur mundësi shkëmbimi për trajnim, mesimdhenie dhe post doktorature.

Në programin Erasmus + KA1, UT numëron mbi 115 universitete partnere prestigjioze ku shkëmbehen studentë (për studim dhe intership) dhe personel (për mësimdhënie dhe trajnim).

Universiteti i Tiranës, gjate viteve 2016-2022, ka fituar 14 projekte të mbështetura nga Programi Erasmus+ KA2 dhe 15 nga veprimet Jean Monnet.

Nga projektet Jean Monnet janë fituar 12 Jean Monnet Module, 1 Jean Monnet Center of Excellence dhe 2 Jean Monnet Chair.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese!