A jeni të interesuar për bursa studimi jashtë vendit? Dëshironi të zhvilloni një periudhë mobiliteti në një nga universitetet më prestigjioze të Europës? Ky është vendi i duhur. Kjo është mundësia juaj!
Universiteti i Tiranës është pjesë e programit Erasmus+ KA171, të financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ofron mundësi për studim, mësimdhënie dhe trajnim jashtë vendit në periudha afatshkurtra.
Në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale të nënshkruara me shumë universitete partnere evropiane, studentët dhe personeli i UT-së mund të përfitojnë:
-
Shkëmbime semestrale të studentëve (1 ose 2 semestra) në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve;
-
Shkëmbime të studentëve për prakitikë/internship;
-
Shkëmbime të personelit akademik për mësimdhënie/trajnim;
-
Shkëmbime të personelit ndihmës akademik/ administrativ për trajnim.
Bursat Erasmus+ ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive, përmirësimin e cilësive profesionale, qasjen në literaturë bashkëkohore dhe krijimin e kontakteve ndërkombëtare.
Universiteti i Tiranës i kushton rëndësi të veçantë Kategorive Sociale, bazuar në Politikat e Programit Erasmus+ Ka171. Këto politika synojnë të sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë studentët/personelin, pa dallim prejardhjeje, gjinie, aftësish apo statusi social, duke krijuar një mjedis të hapur, gjithëpërfshirës dhe mbështetës. Në këtë kuadër, universiteti promovon qasje të barabartë në arsim, pjesëmarrje aktive në vendimmarrje dhe integrim të plotë në komunitetin universitar, si pjesë e vizionit për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Procedura e aplikimit
-
Identifikoni një thirrje të hapur aplikimi në faqen e UT-së.
-
Lexoni me kujdes udhëzimet dhe kriteret e specifikuara në thirrjen përkatëse.
-
Përgatitni dokumentacionin e kërkuar (në varësi të llojit të mobilitetit).
-
Dërgoni aplikimin në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (dorazi dhe të skanuar në adresën: iro@unitir.edu.al).
-
Prisni procesin e vlerësimit sipas kritereve Erasmus+ dhe përgjigjen përfundimtare.
Dokumentet kryesorë për aplikim për studentët:
-
CV (në gjuhën e programit të studimit);
-
Kopje e pasaportës;
-
Dokumenti Learning Agreement*.Kliko këtu për formatin e Learning Agreement
-
Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
-
Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
-
Vërtetim nëse i përkisni Kategorive Sociale;
-
Letër motivimi (në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
-
Certifikatë e gjuhës së huaj;
Pas përfundimit të mobilitetit, studenti duhet të dorëzojë:
-
Dokumentet Learning Agreement të firmosur nga të gjitha palët (before dhe during nëse ka kryer ndryshim të lëndëve); Kliko këtu për Learning Agreement During Mobility
-
Listën e notave të përfituara nga Universiteti Pritës;
-
Certifikatën e kryerjes së mobilitetit;
-
Programin mësimor/syllabuset e lëndëve të ndjekura në universitetin pritës;
-
Një kopje të Survey (pyetësorit), i cili dërgohet automatikisht elektronikisht nga universiteti ku keni kryer mobilitetin. Dokumentat përcillen dorazi ose në formatin PDF në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e UT-së ose adresën iro@unitir.edu.al, për të vijuar me proçedurën e njohjes së lëndëve akademike dhe krediteve, e cila pas dërgimit në formë zyrtare, kryhet nga secila njësi kryesore.
*Dokumenti Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin specifik lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.
Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për studentët (Kliko këtu)
Dokumentet kryesorë për aplikim për personelin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ:
-
CV
-
Lista e publikimeve për personalin akademik (në gjuhën që do të zhvillohet programi);
-
Kopje e Pasaportës;
-
Letër motivimi (në gjuhën që do të zhvillohet programi);
-
Vërtetim Punësimi;
-
Vërtetim nëse i përkisni Kategorive Sociale;
-
Certifikata e gjuhës së huaj (në gjuhën që do të zhvillohet programi);
-
Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
-
Plani i mobilitetit *;Kliko këtu për Teaching Mobility Plan. Kliko këtu për Training Mobility Plan
Pas përfundimit të mobilitetit, personeli pajiset nga universiteti në të cilin ka kryer periudhën e shkëmbimit për trajnim ose mësimdhënie me certifilatën e kryerjes së mobilitetit dhe e përcjell në formatin PDF në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e UT-së në adresën iro@unitir.edu.al. Po ashtu personeli ka për detyrim të plotësojë pyetësorin i cili dërgohet automatikisht elektronikisht nga universiteti ku keni kryer mobilitetin.
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.