Pacinno Startup Investment Conference – UNIVERSITETI I TIRANËS

Pacinno Startup Investment Conference

Universiteti  i  Tiranës,  partner  i PACINNO  –  Platform  for  trans-Academic Cooperation  in  Innovation, një  projekt  ndërkombëtar  i  financuar  nga IPA Adriatic  Cross-border Cooperation Programme, organizoi më datë  30 janar  2015, në  Rektoratin  e  Universitetit  të  Tiranës, “Pacinno  Startup  Investment Conference’’.

“Pacinno Startup Investment Conference” targeton projekte inovatore, me potencial  të lartë  zhvillimi,  preferueshëm nga fusha e teknologjisë së informacionit  (TIK).  Në  këtë  konferencë  u  prezantuan  6  projektet  e përzgjedhura  nga  Universiteti  i  Tiranës,  të  cilat  ishin  në  fazën  e  ideve, zhvillimit teknologjik apo kompanive të reja:

  1. Easy Travel (Enri Dervishi, Ardit Dine) – Një aplikacion që do të krijojë një urë lidhjeje mes konsumatorëve që kanë nevojë për një taksi dhe nuk kanë kontakte me shoferët e taksive dhe shoferëve tëtaksive  të  cilët  do  të  përdorin  këtë  app  për  një  grup  të  ri  të konsumatorësh.
  2. AmaKids   (Engjëll  Rraklli,  Anisa  Kadareja) –  Kurs  3D ndërgjegjësues (lojë edukative) që përmes moduleve të ndryshme do të  ndihmojë  fëmijët  e  moshës 5-17,  për  të  mësuar  kurset  kryesore shkollore në mënyrë zbavitëse.
  3. Doktoriim.com (Arbër Rrapi, Remand Gaziu) – Platforma e vetme në lidhje me informacionin shëndetësor në Shqipëri. Faqja e internetit ka për qëllim të ndihmojë të gjithë shqiptarët kudo që janë duke u dhënë  informacion,  njohuri  dhe  këshilla  për  çka  duhet  të  dinë  më shumë për trupin dhe shëndetin e tyre dhe për të rritur kujdesin ndaj vetvetes.
  4. Design by Pana (Pezana Rexha) – Një design krijues dhe inovativ në industrinë  e  mobiljeve,  duke  bërë  të  mundur  që  të  ketë  një  tjetër zgjedhje,  miqësore  me  mjedisin,  të  ndryshme  nga  tregu  dhe  çfarë është më e rëndësishme duke kryer “up cycle” me mbetjet e drurit.
  5. FindIt.al (Bledar  Bregu) –  Një  platformë  për  kërkimin  evendeve/ngjarjeve/ofertave  rreth  Shqipërisë.  Ajo  është  e  bazuar  në web dhe përdoruesit mund të shfletojnë përmbajtjen e saj. Të gjitha informatat në dispozicion janë mbledhur në terren nga operatorët tanë.
  6. Smart Charging (Grigor Basha, Mikel Çuni) – Inovacion në  kthimine kabinave telefonike të cilat nuk përdoren në stacione modern multi-funksionale për  karikimin  e  aparatëve celularë.  Një  mënyrë  unike e karikimit të celularit përmes paneleve diellore të instaluar mbi kabina.

Grupet prezantuan projektet e tyre në 5 minuta dhe më pas 5 minuta pyetje dhe përgjigje nga ana e jurisë. Juria e eventit ishte e përbërë nga: z.Gjergji Mulla  (Lektor  në  Departamentin  e  Informatikës  së  Zbatuar,  Fakulteti i Ekonomisë,  UT);  znj.  Bruna  Niçka  (Team-leader  e  projektit  Pacinno, Drejtoreshë e Drejtorisë së Komunikimit, UT); znj. Fatma Jaupi (Lektore në Departamentin e Manaxhimit, Fakulteti  i  Ekonomisë, UT); z.  Besmir Këllezi (Sipërmarrës, LeFutur Albania).

Të gjithë grupet patën prezantime mjaft interesante dhe pas përfundimit tëtyre morën një feedback mjaft të nevojshëm nga ana e jurisë.  Pavarsisht faktit se të gjitha projektet u vlerësuan me nota pozitive nga ana e jurisë, kjo e  fundit  zgjodhi  2  fituesit  e  eventit  të  cilët  ishin  “Design  by  Pana’  dhe“FindIt.al”.

“Design by Pana” dhe  “Find It” do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë  në  Konferencën  Rajonale  të  Investimeve  duke  konkuruar  me startup-et e tjera të vendeve të rajonit. Gjithashtu, konferenca në Korfuz do të  jetë  një  mundësi  shumë e  mirë  për  startup-et  shqiptare  në  krijimin  e bashkëpunimeve,  gjetjen  e  investitorëve,  si  edhe  do  të  shërbejë  si  një trampolinë për t’u zgjeruar edhe në tregun rajonal.

Kjo  konferencë  zhvillohet  në  të  gjitha  vendet  partnere  në  projekt:  Itali,Slloveni, Greqi, Mali i Zi, Bosnje&Hercegovina, Serbi, Kroaci dhe Shqipëri. Dy projektet më të mira nga secili vend do të plotësojnë kuadrin me 16 ekipet më të mira që do bëhen pjesë e Konferencës Rajonale të Investimeve nëKorfuz 2015.