Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Catanias, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Catanias, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Catanias, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për trajnim në Universitetin e Catanias, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022 (qershor 2022).

 

https://www.unict.it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim (20 – 24 qershor 2022);

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (160 Eur / ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për trajnim:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Grant Agreement;

Për të shkarkuar formatin e Grant Agreement klikoni  linkun:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/06/KA107-Grant-agreement-Teaching-and-Staff3.docx

 

– Plani i mobilitetit për trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/06/Template-STT-E-Staff-Week-at-Unict-a_y_-21-22.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 06 Qershor 2022, ora 11:00

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!