Universiteti i Tiranës në Skenën Ndërkombëtare të Arsimit të Lartë anëtar i 12 Rrjeteve Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Universitar
UNIADRION është një rrjet ndërkombëtar universitar dhe kërkimor, i krijuar për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe shkencor midis vendeve të rajonit të Adriatikut dhe Jonit. Qëllimi i rrjetit është të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit përmes arsimit të lartë, shkencës dhe inovacionit, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe instituteve kërkimore.
EUA – Shoqata Evropiane e Universiteteve (EUA) është organizata më e madhe që përfaqëson universitetet dhe konferencat kombëtare të rektorëve në Evropë. Ajo ka një rol kyç në mbrojtjen dhe promovimin e interesave të arsimit të lartë, kërkimit dhe inovacionit, si dhe në forcimin e rolit të universiteteve në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të kontinentit..
UNICA UNICA (Network of Universities from the Capitals of Europe) është një rrjet i universiteteve publike me seli në kryeqytetet evropiane. Ai u krijua për të forcuar lidhjet ndërmjet universiteteve anëtare dhe për të rritur rolin e tyre në zhvillimin arsimor, shkencor dhe shoqëror të Evropës. Rrjeti mbledh së bashku universitete nga kryeqytete të ndryshme, të cilat ndajnë sfida të përbashkëta dhe potencial të madh për bashkëpunim.
OBSERVATORY MAGNA CHARTA është një organizatë ndërkombëtare që u krijua për të mbështetur dhe mbrojtur parimet themelore të universiteteve, të përfshira në Magna Charta Universitatum, dokument i nënshkruar fillimisht në Bolonjë më 1988 nga rektorët e universiteteve evropiane. Ky dokument përfaqëson një angazhim për pavarësinë akademike, lirinë e kërkimit dhe mësimdhënies, si dhe për rolin e universiteteve në shërbim të shoqërisë..
BUABalkan Universities Association (BUA) është një rrjet bashkëpunimi që bashkon universitetet nga vendet e Ballkanit, me synimin për të forcuar lidhjet akademike, shkencore dhe kulturore në rajon. Ky asociacion synon të krijojë ura bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në procesin e integrimit evropian të rajonit
Black Sea Universities Network (BSUN) – është një rrjet ndërkombëtar i universiteteve nga vendet e rajonit të Detit të Zi, i krijuar me synimin për të forcuar bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë. Rrjeti shërben si një platformë bashkëpunimi për të adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të rajonit, duke promovuar paqen, mirëkuptimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Agence Universitaire de la Francophonie (AUF) – është një rrjet ndërkombëtar i universiteteve dhe institucioneve arsimore që përdorin gjuhën frënge si mjet të arsimit dhe kërkimit shkencor. AUF ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor mes anëtarëve të saj dhe të mbështesë zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit në mbarë botën frankofone.
Association of Economic Universities of South and Eastern Europe (ASECU) është një rrjet ndërkombëtar i universiteteve ekonomike dhe biznesi në Evropën Juglindore dhe Lindore, i krijuar për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe kërkimor në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe shkencave sociale.
Rectors’ Forum of Southeast Europe and Western Balkans është një platformë rajonale që bashkon rektorët dhe udhëheqësit e universiteteve nga vendet e Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Ky forum ka sjellë forcimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe institucional në rajon dhe ka mundësuar trajtimin e sfidave të përbashkëta të arsimit të lartë.
CMS UT – Bashkëpunimi i Universitetit të Tiranës me CERNpërfaqëson angazhimin e Universitetit të Tiranës në Bashkëpunimin CMS (Compact Muon Solenoid) pranë CERN-it, organizata ndërkombëtare e kërkimit fizik të pjesicave me seli në Gjenevë, Zvicër. Universiteti i Tiranës është anëtar i asociuar i këtij bashkëpunimi. Ky angazhim u mundëson studentëve, pedagogëve dhe kërkuesve të UT-së të marrin pjesë në eksperimente dhe projekte ndërkombëtare në fushën e fizikës së lartë dhe shkencave të natyrës..
NISPAcee – Rrjeti i Institucioneve të Administratës Publike në Evropën Qendrore dhe Lindoreështë një rrjet ndërkombëtar që bashkon institucionet akademike dhe kërkimore të specializuara në administratën publike në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ky rrjet synon të promovojë shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira në fushën e administratës publike dhe qeverisjes.
Aurora Network është një rrjet ndërkombëtar i universiteteve që synon të forcojë bashkëpunimin akademik, kërkimor dhe inovacionin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, me fokus kryesor në zhvillimin e arsimit të lartë dhe ndikimin shoqëror. Rrjeti i përfshin universitetet që ndajnë vlera të përbashkëta për cilësinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë
Për t’u njohur më tepër me secilën prej këtyre rrjeteve, ju ftojmë të klikoni mbi logot përkatëse më poshtë, të cilat ju drejtojnë në faqet zyrtare të tyre.