Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në “Konferencën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare”, e cila do të zhvillohet në Tiranë më datat 25-27 nëntor 2021. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në “Konferencën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare”, e cila do të zhvillohet në Tiranë më datat 25-27 nëntor 2021.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në “Konferencën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare”, e cila do të zhvillohet në Tiranë më datat 25-27 nëntor 2021.

Konferenca ka si qëllim të çojë në tej arritjet shkencore shumëvjeçare në fushën e studimeve shqiptare dhe të shënojë një hap të ri në zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kërkimore, të njësive kërkimore dhe studiuesve.

Disiplinat orientuese të konferencës janë:

Arkeologji;
Histori;
Gjuhësi;
Letërsi;
Antropologji kulturore;
Historia e artit.

Studiuesit dhe stafi i interesuar për të marrë pjesë në konferencë duhet që brenda datës 30 qershor të konfirmojnë pjesëmarrjen, titullin e kumtesës dhe brenda datës 30 shtator 2021 të dërgojnë një abstrakt në shqip ose anglisht në adresat e sekretarisë teknike të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike: vitoreveli@gmail.com; editadedia@gmail.com.

Thirrje Konferenca Nderkombetare e Studimeve Evropiane

Call International Conference on Albanian Studies