Asambleja e personelit akademik – UNIVERSITETI I TIRANËS

Asambleja e personelit akademik

Asambleja e personelit akademik
1. Asambleja e personelit akademik përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i
njësive kryesore.
2. Asambleja e njësisë kryesore drejtohet nga dekani dhe ka këto funksione:
a) zgjedh Rektorin e Universitetit;
b) zgjedh anëtarët e Senatit Akademik;
c) zgjedh drejtuesin e njësisë kryesore;
ç) krijon komisionet e përhershme të njësisë kryesore dhe zgjedh anëtarët e tyre;
d) merr në analizë aktivitetin e fakultetit dhe të autoriteteve të tij.
3. Asambleja e personelit akademik e ushtron veprimtarinë e saj në mbledhjen e
përgjithshme, si edhe nëpërmjet komisioneve. Asambleja mblidhet sipas rendit të ditës të
vendosur, të paktën një herë gjatë vitit akademik. Ajo mund të mblidhet edhe në seanca të
jashtëzakonshme me një rend të caktuar me nismën e drejtuesit, ose me kërkesë me shkrim
nga një e treta e anëtarëve. Mbledhja e Asamblesë së personelit akademik zhvillohet kur janë
të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimet merren me shumicën e thjeshtë
(50% + 1) të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
4. Mënyra e funksionimit të Asamblesë së personelit akademik përcaktohet në rregulloren e
njësisë kryesore.