
Universiteti i Tiranës e ka Zyrën Qendrore të programit Erasmus+ pranë Rektoratit të UT-së. Kjo zyrë është pjesë e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe ka për detyrë të koordinojë dhe mbështesë të gjitha aktivitetet që lidhen me mobilitetet ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+. Ajo ofron shërbim dhe asistencë për studentët, stafin akademik, administrativ dhe ndihmës akademik që janë të interesuar të aplikojnë për bursa shkëmbimi, duke i udhëzuar në çdo hap të procesit, nga aplikimi deri te përfundimi i mobilitetit.
Përveç Koordinatorit Institucional Erasmus+ në nivel universiteti, UT ka të caktuar edhe koordinatorë akademikë Erasmus+ në nivel fakulteti, të cilët shërbejnë si pika kontakti dhe mbështetje për studentët dhe stafin e njësive përkatëse. Njëkohësisht, çdo fakultet i Universitetit të Tiranës ka ngritur Zyrën e vet Erasmus+, e cila bashkëpunon ngushtë me zyrën qëndorore për zbatimin sa më efektiv të programit dhe për garantimin e qasjes së barabartë në këto mundësi për të gjithë pjesëtarët e komunitetit universitar.
Zyra Erasmus+ në Universitetin e Tiranës
Koordinator Institucional Erasmus+
Prof. Dr. Anila PAPARISTO
Zëvendësrektor për Anën Kërkimore-Shkencore
📧 anila.paparisto@unitir.edu.al
Drejtor i Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë
Dr. Erida Elmazi
📧erida.elmazi@unitir.edu.al
Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë
📧 iro@unitir.edu.al
📞 +355 42 250166
Koordinatorët Akademikë Erasmus+ në Nivel Fakulteti/Instituti
1. Fakulteti i Drejtësisë – Dr. Ela Podgorica
Zv. Dekane për Programin e Ciklit të Tretë, Titujt Akademik dhe Kërkimin Shkencor e Projektet
📧 ela.podgorica@unitir.edu.al
🌐 Profili në FDU
2. Fakulteti i Ekonomisë – Prof. Asoc. Dr. Fatma Jaupi
Zv. Dekane për Sigurimin e Cilësisë, Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë
📧 fatmajaupi@feut.edu.al
🌐 Profili në FEUT
3. Fakulteti i Shkencave të Natyrës – Prof. Dr. Etleva Hamzaraj
Zv. Dekane për Projektet Shkencore dhe Qendrat e Kërkim-Zhvillimit
📧 etleva.hamzaraj@fshn.edu.al
🌐 Profili në FSHN
4. Fakulteti i Shkencave Sociale – Prof. Asoc. Dr. Rudina Rama
Zv. Dekane për Ciklin e Tretë të Studimeve, Kërkimin Shkencor dhe Mobilitetin
📧 rudina.rama@unitir.edu.al
🌐 Profili në FSHS
5. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Prof. Dr. Romeo Hanxhari
Zv. Dekan për Kërkimin Shkencor
📧 romeo.hanxhari@unitir.edu.al
🌐 Profili në FHF
6. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Dr. Drita Rira
Zv. Dekane për Ciklin e Dytë të Studimeve, Koordinatore Akademike Erasmus+ dhe Marrëdhëniet me Jashtë
📧 drita.rira@unitir.edu.al
🌐 Profili në FGHJ
7. Instituti i Studimeve Europiane – Prof. Dr. Aljula Jubani
Drejtor i Institutit
📧 aljula.jubani@unitir.edu.al
🌐 Profili në ISE
©2025 UNITIR | Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Uni Education by Shark Themes