Business Speed Dating

Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, ditën e Martë datë 18.11.2014, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Zyrat e Karrieres organizuan aktivitetin “Business Speed Dating”.

Ky aktivitet u organizua pranë ambinteve të Qëndrës Protik,me të ftuar sipërmarrës të suksesshëm që operojnë në tregun shqiptar si :

  1. Besmir Këllezi, përfaqësues i Toshibës dhe LaFuture
  2. Hatixhe Bilibashi, përfaqësuese nga Protik
  3. Tomi Kallanxhi, përfaqësues nga shpia.al
  4. Bledar Bregu, Administrator i Find It.al

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 22 studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Ekonomisë dhe Drejtësisë.

Ky takim ishte mjaft rezultativ,pasi u pa një vullnet i dy anshëm,interesi i studentëve dhe gatishmëria për diskutim në c’do detaj nga ana e sipërmarrësve.

Synimet kryesore të sipërmarrësve ishin:

  1. të zgjeronin rrjetin profesional
  2. të identifikonin ide të reja biznesi
  3. të identifikonin të rinjë të talentuar

Gjatë këtij takimi, studentët kuptuan më së miri funksionimin e trinomit Kompani-Treg-Student ku synimi i studentëve ishte përthithja e sa më shume ideve dhe marrja ekontakteve të përfaqësuesve të pranishëm në këtë aktivitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *