Business Speed dating - UNIVERSITETI I TIRANËS

Business Speed dating

Ditën e martë,datë 18.11.2015 në orën e 10 e 30 u zhvillua pranë ambienteve të Universitetit Metropolitan aktiviteti Speed Dating. Në këtë aktivitet morën pjesë 25 studentë dhe 4 sipërrmarrës. Sipërmarrësit që qenë pjesë prezent në këtë aktivitet ishin:

Besmir Kellezi – Le Futur

Marin Pahija  – FM Reklama/ Brotech Brands (LED Zone/LED Shop)

Gjergj Xhafa – Pass Club

Adion Cano – Albania Experienc

Studentët patën mundësi të bashkëbisedoni me sipërmarrësit jo vetëm në lidhje me bizneset, por edhe të pyesnin mbi mënyrën se si zhvillohet një biznes. Çdo student vizitoi të katërta stendat në mënyrë që të krijonin një ide mbi secilin biznes. Duke qënë që sipërmarrësit pjesmarrës ishin të fushave të ndryshme studentët patën mundësi të njiheshin mbi zhvillimin e biznesit në fusha të caktuara. 

Të katërt sipërmarrësit vlerësuan interesin dhe pyetjet e studentëve duke u munduar ti përgjigjeshin çdo paqartësie që ato kishin. Secili prej tyre i njohu jo vetëm me biznesin por edhe mbi historikun e krijimit dhe se si operojnë sot në treg. Studentë e vlerësuan pozitivisht këtë eksperiencë duke qenë që patën mundësi të merrnin informacione më konkrete mbi ato që mësojnë në teori.