Business Trip - UNIVERSITETI I TIRANËS

Business Trip

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Zyrat e Karrieres mundësuan aktivitetin “Business Trip”.

Studentët patën mundësi të vizitonin një prej kompanive të njohura të fushës së telekomunikacionit, Plus Communication, kompaninë e mirënjohur të auditit, Deloitte shpk dhe pranë kompanisë Hako shpk.Ky organizim konsistoi në njohjen dhe prezantimin më nga afër me kompanitë, stafin, departamentet dhe mënyrën e funksionimit të kompanive.

Studentët e përzgjedhur u pritën në fillim nga Z.Ruben Paja, Senior Manager, Human Resources të “Deloitte”. Aktiviteti filloi me një prezantim të përgjithshëm të “Deloitte” si edhe në dhënien e disa detajeve rreth funsionimit të saj në Shqipëri dhe Kosovë. Studentët patën mundesinë të njihen me dy partnerë te Deloitte: Olindo Shehu,partner i përgjithshëm i Deloitte, Kreshnik Robo, Financial Revise Research. Vizita vazhdoi në ambjentet e Projektit Italian, Sherbimi i Konsulences Financiare, Departamenti i Taksave dhe Ligjori, Departamenti i Këshillimeve Financiare (Consumer Business ,Public Sector) Departamenti i Auditit dhe i Burimeve Njerëzore.

Përgjatë kohës që studentët vizitonin ambjentet e “Deloitte”, ishin shumë të interesuar në informacionin që mernin pranë secilit department nga përfaqësuesi përkatës. Ata drejtuan pyetje rreth funksionimit në praktikë të elementëve që i njihnin teorikisht , rreth punës në grup, rreth programeve kompjuterike që ata përdornin etj.

Në përfundim të vizitës, stafi pajisi studentët me materiale shtesë (broshura, katalogje, etj).

Në lidhje me këtë aktiivtet studentët u shprehën të kënaqur dhe ishim shumë të gatshëm të bëheshin pjesë e projekteve të ardhshme të Zyrës së Karrierës.