Ceremonitë e emërimit të drejtuesve të njësive kryesore përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Fakuletin e Shkencave Sociale.   - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ceremonitë e emërimit të drejtuesve të njësive kryesore përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Fakuletin e Shkencave Sociale.  

Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës edhe ditën e sotme datë 28.08.2020 vazhdoi me ceremonitë e emërimit të drejtuesve të njësive kryesore përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Fakuletin e Shkencave Sociale.  
Në Fakultetin e Drejtësisë u emërua Prof. Dr. Sokol Mëngjesi dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale u emërua Prof. Dr. Edmond Rapti.  
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe të gjithë të zgjedhurit për autoritete drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik.