Consortium d’innovation pour construire des communautes participatives dans les universites d’Europe Centrale et Orientale (Konsorciumi i Inovacionit për Ndërtimin e Bashkësive Pjesëmarrëse në Universitetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore)  – UNIVERSITETI I TIRANËS

Consortium d’innovation pour construire des communautes participatives dans les universites d’Europe Centrale et Orientale (Konsorciumi i Inovacionit për Ndërtimin e Bashkësive Pjesëmarrëse në Universitetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore) 

 
Titulli: “Consortium d’innovation pour construire des communautes participatives dans les universites d’Europe Centrale et Orientale” (Konsorciumi i Inovacionit për Ndërtimin e Bashkësive Pjesëmarrëse në Universitetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore) 
Kohëzgjatja: deri më 31.12.2021 
Programi: ACTIF-ACTion; AUF (Agjencia Universitare e Frankofonisë) 

 

Tema e projektit lidhet me edukimin qytetar me qëllim zhvillimin e veprimtarive që ndikojnë në një formim sa më qytetar dhe aktivizim të të rinjve në nivel rajonal.  

 Projekti mbështetet në disa boshte: 

    • Formim mbi edukimin qytetar në vendet e konsortiumit, krijimin e poleve pjesëmarrëse në secilin Universitet; 
    • Analiza e situatës me qëllim bashkërendimin e veprimeve të ndërmarra në kontekstin ku ato duhet të zbatohen: 
    • Analiza e kontekstit për secilin universitet; 
    • Krijimi i grupeve të punës nga të rinjtë; 
    • Përcaktimi i temave të debateve; 
    • Organizimi i takimeve, tryezave të rrumbullakëta, krijimi i klubeve të debateve për edukimin qytetar 
    • Analiza e çështjeve që lidhen me sfidat aktuale të edukimit qytetar dhe perspektivat e projektit 

Projekti është pjesë e katër objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm përparësor (edukim cilësor, qytete dhe bashkësi të qëndrueshme, paqja, drejtësia). Ai mund të ketë ndikime pozitive edhe në realizimin e objektivave strategjikë të OKB-së dhe ODD-së në aspekte të tilla si barazia gjinore, reduktimi i pabarazisë, përmirësimi i kulturës në përgjithësi dhe i asaj qytetare në veçanti.  

Partnerë: 
  • Universiteti Politeknik i Tiranës (Shqipëri); 
  • Universiteti i Beogradit (Serbi); 
  • Universiteti i Szeged (Hungari) 
  • Universiteti Shtetëror Akaki Tsereteli Koutaissi (Gjeorgji) 
  • Universiteti i Zagrebit, (Kroaci) 
  • Universiteti i Ri Bullgar, (Bullgari)