Edukimi Fizik si lëndë ekstrakurrikulare në UT - UNIVERSITETI I TIRANËS

Edukimi Fizik si lëndë ekstrakurrikulare në UT

Studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të ushtrojnë sportet dhe në kuadër të programit mësimor i cili do të rikthehet në të gjitha fakuktetet, për ti shërbyer angazhmit të studentëve në aktivitete fizike. Senati Akademik i Universitetit të Tiranës i mbledhur me datë 9 tetor 2023, mori vendim unanim që Edukimi Fizik të futet si lëndë me zgjedhje ekstra kurrikulare, për të gjithë studentët e sistemit Bachelor në të gjitha Njësitë Kryesore, pavarësisht nga programi i studimit.

Me anë të këtij vendimi, të gjithë studentët e Univetsitetit të Tiranës pavarësisht nga viti i studimit, do të kenë mundësi të regjistrohen në modulin e Edukimit Fizik, duke përfituar një mundësi mjaft të mirë për të ushtruar pasionet e tyre sportive, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në aktivitete si përfaqësues të UT-së.

Universiteti i Tiranës bëhet i pari universitet në Shqipëri, i cili ofron këtë mundësi për studentët e tij, pavarësisht nga profili ku ata studiojnë. Kjo është pjesë e strategjisë se UT për të qenë një institucion i arsimit të lartë me angazhime jo vetëm akademike, por edhe sportive e sociale.